SOS! Spitali i Sanatoriumit nuk pranon më asnjë pacient, Infektivi drejt ezaurimit të plotë. I vetmi me shtretër të lirë është spitali ”post Covid”

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në spitalin e Sanatoriumit janë ezauruar të gjitë shtretërit, dhe tashmë nuk po pranohen më pacientë me Covid. Kjo situatë ka bërë që në mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv të ketë radhë të mëdha qytetarësh, të cilët janë në ankth për familjarët e tyre, ndërkohë që dhe kapaciteti i Covid 1 është drejt ezaurimit.

Në ditët e fundit ka pasur një rritje alarmantesh të rasteve Covid, duke qendruar me shifrat mbi 1 mijë, ndërkohë që dhe numri i të shtruarve në spitale është rrjedhimisht shumë i lartë.

Zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë raportonte dje se në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në total në 4 spitalet Covid ka 550 shtretër, ndërkohë që në spitalin Covid 4 zakonisht shkojnë rastet më të lehta, që kanë nevojë për mbikqyrje post Covid.

Pikërisht ky spital ka dhe kapacitetet më të mëdha që nuk janë shftytëzuar, ndërkohë që situata paraqitet emergjente në tre strukturat e tjera, ku mjekët janë të detyruar që të punojnë jashtë kapaciteteve të tyre.

Në raste se do të ketë një ezaurim të këtyre spitaleve që gjenden në Tiranë, atëherë do të hapen dhe spitalet rajonale, duke nisur fillimisht me Elbasanin, Fierin dhe Vlorën. Nëse do të vazhdohet me këto ritme infektimesh situata duket se brenda ditësh do të jetë plotësisht jashtë kontrollit./FaxNews

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Pësoi atak kardiak, ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi
Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara
Shtrëngata dhe stuhi, ja zonat më të rrezikuara nga moti i keq (HARTA)