Sot dy vite përballje me COVID-19

9 mars 2022 shënon dy vjetorin e nisjes së pandemisë të COVID në vendin tonë, ndërsa vijojmë të jemi ende nën kthetrat e tij.

Dy rastet e para në vendin tonë ishin babë e bir, në Tiranë, të cilët u pasuan nga dhjetëra të tjerë të infektuar dhe më pas vendosjen e karantinës dhe masave anticovid.

E gjithë jeta ndryshoi me mbërritjen e pandemisë, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën. Nga frika e infektimit, u krijua distanca, qytetarët ishin më të ndërgjegjshëm, ndërsa puna online u bë pjesë e jetës.

Veç anëve negative, pandemia zbuloi dhjetëra talente të fshehura në vendin tonë.

Pandemia solli edhe një rënie ekonomike në vend, duke rikujtuar se vendi ynë ishte ende me plagët e pashëruara të tërmetit të shtatorit dhe 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe la mijëra familje pa shtëpi.

Që prej fillimit të pandemisë, janë shënuar 272,337 raste pozitive dhe janë shëruar 267,672 të infektuar.

3,483 humbën jetën gjatë kësaj lufte të vështirë, mes tyre mjekë e infermierë në vijën e parq të fronit, që vunë të parë jetën e qytetarëve pastaj të tyren.

Aktualisht në vendin tonë janë 1,182 raste aktive me COVID, ku Tirana kryeson me 328 raste dhe pasohet nga Fieri me 201.

Më 2 mars, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë orën policore, e cila ndalonte qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit me përjashtim të rasteve emergjente. Në fuqi është ende mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura apo në vende ku nuk mund të mbahet distanca. Gjithashtu u vendos reduktimi i kohën së izolimit për të prekurit nga Covid-19 deri në pesë ditë dhe doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet pesë muaj pas dozës së dytë.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve