“Sot është ditë zie për tokën dhe ditë alarmi për njerëzit”

Nga Mentor Kikia 

Sot është Dita e Tokës. E ‘sajuar’ për të dhënë alarmin për shkatërrimin e shtëpisë sonë të përbashkët. Si kudo, edhe në Shqipëri nuk mjafton një ditë, por do të duhej që çdo ditë të ishte Dita e Tokës. Sot shpërndahen poshtë e lart fletëpalosje me imazhe kompjuteri që tregojnë një pemë të mbjellë, një lule që çel, apo gjëra të tilla. Sot padyshim që edhe zyrtarët shfaqen nëpër ekrane duke mbjellë ndonjë pemë.Dita e Tokes_Mentor Kikia
Ndërsa unë dua t’ju përplas të gjithëve mu në surrat këtë fotografi. Nuk është larg. Është lumi që i kalon mu në brinjë kryeqytetit tonë dhe mban emrin Tirana. Një lumë që sot ka më shumë mbeturina sesa ujë. Ja si e kemi bërë! Dhe kështu kemi shkatërruar, ndotur e qelbur çdo lumë e përrua në vendin tonë.
Dua t’ua përplas këtë foto në fytyrë çdo politikani, çdo ministri, çdo deputeti, atyre që janë, kanë qenë në qeveri, e që do të vijnë. Dua t’ia përplas çdo fshatari e qytetari, çdo të pasuri e të varfri, çdo burri e gruaje, të riu e të reje, plaku e fëmije. Sepse të gjithë ne e kemi bërë këtë, duke hedhur mbeturinat ku dhe si të mundemi, ku dhe si të duam. Nga ai njeriu një hedh një bidon, deri tek bashkia që shkarkon me kamion.
Të ulërasësh është pak!
Kjo nuk është dita e shfaqjes, sot është ditë zie për tokën tonë. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A ofron projektligji MedAL garanci për të drejtën e pacientëve për barna të sigurta dhe cilësore?
Protesta e 28 nëntorit, 35 persona mbeten të lënduar
Lëndohet në këmbë një person, protestuesit i mjekojnë plagën dhe ia fashojnë
BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike
Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend