Përbërësit për 4 persona
500 gr spageti- 7/8 thelbinj hudhër të shtypur
- 2 speca djegës të grirë imët
- 2 domate të grira imët
- 2 lugë gjelle erëza të thata
- rigon, majdanoz, borzilok
- kripë, piper
- 100 gr vaj ulliri
- 100 gr kaçkavall të grirë
Përgatitja
- Në një tigan skuqim në vaj hudhrat, specat djegës dhe shtojmë domatet.
- I lëmë të ziejnë sa të shterojnë lëngun e tepërt. shtojmë erëzat, kripë, piper.
- Makaronat i ziejmë, i kullojmë dhe i përziejmë me salcën dhe shtojmë sipër kaçkavallin e grirë.
Ju bëftë mirë!


