Specializimet te Mjekësia, hiqet parimi meritë-preferencë

Një vit pas zhbllokimit të studimeve për specialistë në mjekësi, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të ndryshojë procedurën e laboratoretpranimit të kandidatëve. Në rregulloren e firmosur një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit hiqet parimi i meritë-preferencës, duke lënë në fuqi atë të meriztës, që favorizon ata që kanë më tepër pikë.

Kandidati aplikon sipas formularit të aplikimit dhe i nënshtrohet konkursit të prnimit për të testuar njohuritë në fushën përkatëse të studimit. Zgjedhja e programit specializues bëhet në bazë të renditjes së kandidatit sipas pikëve të fituara”, thuhet në rregulloren e ndryshuar. Kjo mendohet të shmangë situatat e papritura kur një kandidat me pikë maksimale të mos fitojë për faktin se në preferencat e renditura nuk ka asnjë apo shumë pak kuota pranimi. Këtë vit, ai që ka pikët maksimale zgjedh profilin që dëshiron, ndërsa të tjerët zgjedhin nga vendet e mbetura bosh.

Ndërkaq, sërish përparësi u është dhënë atyre që kryejnë studimet e larta jashtë vendit. Nëse nota mesatare e atyre që mbaronin fakultetin jashtë vendit shumëzohej me 1.25, në rregulloren e re shumëzohet me 1.1 krahasuar me kandidatët vendës. Veç ndryshimit të rregullores, qeveria ka ulur ndjeshëm edhe numrin e kuotave në 97, duke pasur parasysh edhe mungesën e thkesuar të mjekëve specialistë. Për dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakacolli, numri është i mjaftueshëm, duke nënvizuar se mjekësia është në kërkim të cilësisë.

“Numri i kuotave është propozuar nga ne në bazë të kapaciteteve pritëse që kemi. Ajo që synojmë ne si fakultet, është të sigurojmë specialistë me cilësi, jo thjesht sasi. Pra, nuk mund të pranonim pafundësisht specializantë”, thotë ajo. Kandidatë potencialë këtë vit mendohet të jenë ata që përfunduan fakultetin vjet apo që nuk fituan. Mjekët e diplomuar këtë vit skualifikohen direkt, pasi nuk kanë dhënë ende provimin për të marrë licencën e ushtrimit të profesionit./ Panorama

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim