Kryefaqja Aktualitet Spektakli enigmatik i covid-19 dhe implikimi okular

Spektakli enigmatik i covid-19 dhe implikimi okular

0
Shpërndaje

 Dr.Eduard Skufi, Oftalmolog Konsulent, Athinë

Covid-19  me ‘mutacionet  e  papritura’, si virus me ‘preferenca të veçanta’ dhe  aq  shumë  ‘inteligjent ” po aq  sa intrigues dhe makabre në një ekuacion me shumë  të panjohura , kërkon vëmendje të vecante dhe hetim perfekt epidemiologjik .

Syri ashtu si mukozat e tjera është i ekspozuar dhe i pa mbrojtur ndaj  këtij  ‘virusi enigmë’. Duhet  të jeni  mjaft të kujdesshëm sepse syri është  ‘portal i fshehtë’,  një  dritare delikate transparente  për Covid dhe  viruse  të  tjera, e  cila  mund të bëhet  shkak  që virusi mund  të transmetohet edhe përmes syve .

SARS-CoV-2 është i aftë të shkaktojë implikime diverse të syrit siç është konjunktiviti viral shpesh bilateral,( në formën klasike ose në formën e kemozës apo mikro hemorragjive), por jo në stadin e parë të sëmundjes, pra mund të konfirmojë ‘pozitivitetin e  preekzistencës së virusit’.  Evidentohet se deri në 3 përqind të njerëzve me COVID-19 zhvillojnë simptoma ofthalmologjike si konjunktiviti akut bilateral rreth dy javë pas fillimit të sëmundjes . Karakteristikat e tablose okulare, prania e ARN virale dhe dinamika virale e SARS-CoV-2 konfirmohen nga ekzemplarët  konjunktival  analitike .

Por, duhet  të keni  parasysh  se është manifestuar dhe një formë tjetër e  implikimit  okular  ‘më pak  dramatike  në preludin e  saj  por  tepër dramatike  në   prognozë’,   forma  interne    e   ashtuquajtura: Covid Retinopati që karakterizohet me  humbjen e transparencës së shikimit apo  me  prezencën e alteracioneve të shikimit në  formën e  deformimit të figurave, me shfaqjen e  njollave të lëvizshme  multiforme apo flash,  ku  neglizhenca do të  kishte  pasoja serioze. Në këto raste kontaktimi  sa  më  i shpejtë  me  mjekun  oftalmolog  përbën  emergjencë.

Kujdes të veçantë  duhet të kenë  pacientët me patologji pre-existuese okulare  apo  me disregulacione vaskulare .

Mbrojtja e syve tuaj nga spërklat gjatë të folurit dhe kollitjes nga njerëz të ndryshëm mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shanseve  tuaja për kontaktimin me koronavirusin . Eleminoni fërkimin e syve, veçanërisht në publik dhe me duar të papastërta, mos e neglizhoni!

Nëse keni konjunktivit nga COVID-19, mund të infektoni të tjerët me SARS-CoV-2 kur prekni sytë dhe pastaj prekni njerëzit ose sipërfaqet pa larë ose dezinfektuar duart tuaja. Evitoni prekjen e fytyrës, veçanërisht  të mukozave .

Kaloni  nga  përdorimi  i  lenteve  të kontaktit në alternativën e  syzeve  protektive . Mos  neglizhoni veç maskës  dhe  syzet  mbrojtëse   ose   face shield,  të cilat  ofrojnë një  handicap shtesë mbrojtës kundër Covid-19. Përdorni shpesh herë  larjen  e  syve  me ujë  e  sapun, hidhni disa  herë  në  ditë  lot artificial . Konsultohuni  me  mjekun  tuaj  për mundësinë e përdorimit  të veçantë  të suplementeve  protektive për  strukturat okulare .

Kur  Covid -19 konvertohet në ‘stresor  sinjifikant hiperbolik’  me distres në kontinuitet   mund  të  krijohen patologji   komplekse  në ” nuclear reaction tip “! Aksioma më me vlerë për këtë situatë është: Mjekimi dhe vaksina më e mirë  kundër viruseve është  preventiviteti koshient në solidaritet humanitar.

 

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here