Spitalet pa mjekë. Jashtë Tiranës, nuk ka më kardiologë, kirurgë e gjinekologë

Në spitalin e Shkodrës, një nga qendrat më të mëdha spitalore, mungojnë 13 mjekë specialistë. Sipas drejtorit Përparim Çela duhen ende dy pediatër, 4 mjekë në sanatorium, tre në urgjencë, një në infektiv dhe një kardialog. Në Gjirokastër nuk ka alergologë, ka nevojë për renimatorë, por edhe ortopedë dhe kirurgë.mjeket 2

Në Lezhë nuk ka neuropsikiatër sepse ai që ishte doli në pension. Ky spital ka shumë raste të personave që aksidentohen por në shërbimin e urgjencës mungojnë katër mjekë. I gjithë spitali ka vetëm një reanimator, i cili është i përbashkët edhe për maternitetin që ndodhet 4 kilometra larg.

Në Qarkun e Elbasanit situata është pothuajse njësoj. Peqini ka qendër shëndetësore pa specialist, në Gramsh, nuk ka reanimator, kardiolog, hematolog, gjinekolog, okulist dhe ORL. Në Librazhd mungon mjeku endokrinolog dhe ortoped. Librazhdi ka 21 soecialistë të cilët janë në dispozicion edhe të Prrenjasit ku nuk ka spital por qendër shëndetësore.

Në spitalin e Elbasanit situata paraqitet thuajse e plotësuar, mungesa ka në pediatri sepse tre mjekë janë pezulluar nga gjykata si pjesë e hetimeve për vdekjen e një fëmije.

Në Burrel gjinekologu shkon vetëm njëherë në javë dhe rastet urgjente transportohen me helikopter në Tiranë. Një ditë në javë aty shkon edhe okulisti dhe neurologu.

Në Peshkopi ka mungesë kirurgësh, mungesë që u shtua edhe nga zgjedhja e kryebashkiakut të ri. Ndërsa në Bulqizë, që ka shumë aksidente për shkak të minierës nuk ka kirurg.

Arsyeja e mungesave është se ndër vite nuk është punuar për të formuar mjekë specialistë, ndërsa ata që diplomohen dynden në Tiranë. / Top Channel

 

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm