Kontraktori i dializës vs. Shëndet+, shtyhet seanca e parë gjyqësore

Spitali Amerikan Dializa 1

Arlinda Gjypi

Gjykata e Tiranës vendosi sot që të shtyjë seancën përgatitore me palë Spitalin Amerikan kundër gazetës “Shëndet+” dhe shoqatës “Together for Life”. Shkak për këtë ishte mosparaqitja e provave nga ana e palës paditëse, gjë për të cilën gjykata dha kohë dhe vendosi shtyrjen e seancës për me datën 25 korrik.

Në padinë e ngritur, Spitali Amerikan kërkon nga gazeta dhe shoqata përgënjeshtrim të lajmit të publikuar më 26 prill 2016 në faqen online të gazetës “Shëndet+”. Në këtë shkrim, të bazuar në dokumente dhe deklarata të pacientëve të cilët marrin shërbimin e hemodializës në këtë spital, deklarohet se Spitali Amerikan nuk ofron sipas paketës së shërbimit të hemodializës shërbimin e lavanderisë dhe ushqimit.

Nga ana e spitalit është pretenduar se këto shërbime nuk janë në kontratën e tij me Fondin dhe se nuk paguhet për këtë. Gjithsesi, gazeta “Shëndet+” pritet të sjellë me fakte se sigurimi i këtyre shërbimeve përfshihet në paketën prej 11204 lekë të rinj që jep shteti shqiptar për çdo seancë hemodialize.

Të pranishëm në seancën e sotme ishin edhe përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile./ https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni