“Spitali Europian”, zgjidhja e duhur për shëndetin tuaj

GVM“GVM Care&Research” është një grup italian i themeluar për t’i shërbyer cilësisht shëndetit të njerëzve. Në 42 vjet të historisë së tij ai ka arritur të “pushtojë” Italinë, Francën, Poloninë, ndërsa që prej 2012-s është edhe në Shqipëri duke pasur si degë të saj Spitalin Europian, në Tiranë.

Francesco Maringelli, administrator i deleguar, dhe dr. Ervehe Dervishaj, drejtoreshë mjekësore, flasin lidhur me këtë grup, historinë e tij, shërbimet që ai ofron dhe gjithë të mirat që përfitojnë pacientët shqiptarë që zgjedhin këtë grup për t’u kuruar.

Çfarë është grupi GVM dhe kur e ka fillesën?

Historia e Grupit “Vila Maria” nis më 21 tetor 1973, me përurimin në Kotinjola, provincë e Ravenës, me Shtëpinë e kurimit “Vila Maria”, tani “Maria Cecilia Hospital”, që është dalluar gjithmonë për orientimin e tij nga specialitetet e avancuara, në veçanti drejt kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë.

Dr. Ervehe Dervishaj, drejtoreshë mjekësore

Dr. Ervehe Dervishaj, drejtoreshë mjekësore

Në 1988-n u nënshkrua marrëveshja e parë në nivel kombëtar midis sektorëve publik – privat. Një marrëveshje e tillë vendosi që Shtëpia e kurimit t’i sigurojë mbështetje autoriteteve lokale të shëndetësisë në Lugo, Ravena dhe Faenca për ndërhyrjet diagnostikuese të hemodinamikës dhe angioplastisë.

Në po të njëjtin vit, presidenti i Vila Marias, Ettore Sansavini, filloi të themelonte grupin duke blerë struktura të tjera në Itali. Kështu krijoi një model rritje me qëllim kryesor ristrukturimin dhe riorganizimin teknik të spitaleve. Me kalimin e kohës mori formë një rrjet shëndetësor i nivelit të parë, i njohur në botë për shëndetësinë italiane, veçanërisht në sektorin e Specialiteteve të Avancuara.

Në fund të viteve ’90 GVM gjithashtu krijoi Kompanitë e Prodhimit dhe të Shërbimit për të plotësuar aktivitetin e grupit. Në fillim të viteve 2000 grupi siguroi menaxhimin e një kompleksi termal historik: Ujërat Termale të Kastrokaros, me përkujdesje klinike dhe Grand Hotel 4*. Që prej 2003, Grupi filloi të zgjerohej përtej kufijve kombëtar, duke filluar në Shqipëri, duke vazhduar me Francën dhe më pas në Poloni. Në përputhje me prirjet ndërkombëtare dhe angazhimit në drejtime të ndryshme të shëndetësisë dhe mirëqenies së individit, nga fundi i vitit 2010, grupi ndryshoi emrin tregtar në “GVM Care&Research”.

Sa i madh është rrjeti GVM?

Bëhet fjalë për 21 spitale, 4 klinika ambulatore të kirurgjisë ditore, 1 RSA dhe 1 RA në Itali, dhe 8 qendra mjekësore në Francë, Poloni dhe Shqipëri: pikë e fortë e “GVM Care&Research “është rrjeti i qendrave shëndetësore me një forcë pune prej 5.000 individësh, ku 2.000 prej tyre janë mjekë duke kuruar pacientë nga e gjithë bota.

Një rrjet i integruar me disa qendra të specialiteteve të avancuara dhe teknologjitë diagnostikuese, ku investimet konstante dhe shpërndarja e informacionit “të dini si”, bën të mundur t’i përgjigjemi me risi dhe eksperiencë profesionale të klasit të parë me një kërkesë në rritje për shëndetin.

Një pjesë e konsiderueshme e spitaleve të GVM janë anëtarë të AIOP – Shoqata Italiane e Spitaleve Private – e cila aktualisht numëron 500 Qendra Shëndetësore, anëtare të saj, në të gjithë Italinë.

Çfarë ofron ky grup për pacientët e vet?

Ne kërkojmë më të mirën për çdo person. Përmirësimi i cilësisë së jetës është një premtim kompleks që kërkon angazhimin e disa fushave së bashku. Kjo është arsyeja se pse “GVM Care&Research” është sot një grup i formësuar që operon në disa fusha.

Shëndetësia, ujërat termale, kërkimi shkencor dhe trajnimi në mjekësi, industria biomedikale dhe e kulinerisë, ekonomia e gjelbër dhe shërbimet e kooperatës: grupi koordinon struktura në të gjithë këta sektorë dhe merr pjesë në kompani të pasurive të paluajtshme dhe financiare, duke investuar me qëllim që të rrisë mundësitë për të qenë dhe për të jetuar më mirë.

Në veçanti ka zhvilluar një model shëndetësie inovator të orientuar nga specialitetet e avancuara dhe tregohet e kujdesshme ndaj personit si një i tërë, për t’u njohur – me strukturat e saj, plus 30 struktura të tjera – si një pol mjeko-shkencor ekselence, në skenën italiane dhe atë ndërkombëtare, veçanërisht për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe për specialitetet Ortopedi dhe Neurokirurgji.

Principi frymëzues i të gjitha aktiviteteve të “GVM Care&Research” është qendërzimi i personave, që ndryshe do të përkthehet në një formë përqasje të kujdesshme për vlerësimin e çdo individi.

Francesco Maringelli

Francesco Maringelli, administrator i deleguar

“GVM” njihet për investimet e tij në shkencë. Mund të na thoni diçka më shumë?

“GVM Care&research” çdo vit investon shuma të konsiderueshme parash në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shëndetësisë dhe për të blerë aparaturat mjekësore më të avancuara për diagnostikim dhe kurim: numri total i shtretërve është 1.700, 160 prej të cilëve i janë dedikuar terapisë intensive dhe reanimacionit; gjithashtu, janë 14 laboratorë hemodinamikë dhe 5 Aceleratorë Linearë për radioterapinë.

Në të gjitha qendrat shëndetësore që janë pjesë e grupit ka 18 CT skaner aktivë, me 21 Sisteme Digitale Angiografie (hemodinamike), 15 MRI scanner dhe 2 Gamma Knife.

Mes teknologjive më të fundit, në veçanti theksojmë aparaturat Angiografia Robotike Digitale & CT Scan e gjeneratës së fundit. Këto aparatura lejojnë një zvogëlim të dozës së medikamenteve dhe kohës së ekspozimit të pacientit përgjatë ekzaminimeve diagnostikuese, duke siguruar cilësinë më të lartë diagnostikuese. Kështu jep mundësinë të fiksohen imazhe të kyçeve në lëvizje ose të kapet në një imazh të vetëm, të gjithë organet, siç është zemra, në një kohë shumë të shkurtër dhe me kujdesin më të madh.

Cilat janë specialitetet ku ju veproni?

Që prej fillimit, “GVM Care&Research” e ka orientuar aktivitetin e tij nga Specialitetet e Avancuara, në veçanti drejt Kardiologjisë, kryesisht Kardiologjia Invazive, Endovaskulare dhe Kardiokirurgjia, që të njihet si pozicionin prestigjioz të ekselencës në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sot, me rrjetin e tij shëndetësor, mbulon të gjtha specialitetet, duke u zgjeruar dhe në fusha të tjera.

Në Aritmologji dhe Elektrofiziologji shërbimi i specialistit që kujdeset për kurimin e ritmit të zemrës ose çrregullimet e përcjellshmërisë kardiake, GVM ka një ndër pozitat më të avancuara në botë për teknologjitë dhe metodat, ku gjithashtu kryhen dhe tele-ndërhyrjet.

Në Neurokirurgji, është e specializuar në teknikat e avancuara, nga neuronavigimi deri tek radiokirurgjia me Gamma Knife, e cila mundëson kryerjen e ndërhyrjeve mini-invazive në raste të komplikuara apo zona të padepërtushme.

Gjithashtu, dallon dhe në kurimin e këmbës diabetike, me një qendër të plotë reference për rikuperim të gjymtyrëve, dhe Ortopedi & Traumatologji, me ndërhyrje inovative, kryesisht në fushën e protezave.

Fusha e Onkologjisë është e karakterizuar nga teknologjitë dhe shërbimet e klasit të parë. Në fatk, rrjeti GVM ka disa qendra dianostikuese, si për diagnostikim dhe kurim të sëmundjeve neoplazike.

Përkujdesja juaj është e plotë në të gjitha fushat mjekësore?

Vëmendja e GVM-së tek individi si një i tërë realizohet duke ofruar një parandalim të plotë, diagnostikë dhe kurimin në të gjitha fushat mjekësore.

Me një përqasje multidisiplinore, si në nivel të qendrave individuale dhe të rrjetit, është i mundur t’i përgjigjet problemeve të të gjithë trupit, me qendra të specializuara në fusha të ndryshme të mjekësisë, nga Oftamotologjia tek Otorinolaringologjia, nga Stomatologjia – me qendra të dedikuara në disa struktura – tek Gastroenterologjia, nga Nutricioni dhe Dietat tek Alergologjia, nga Dermatologjia tek Gjinekologjia, Andrologji dhe Urologji, nga Fizioterapia tek Ortopedia dhe Reabilitimi Kardiak.

Me qëllim që t’ju sigurojmë një mbulim të plotë të kujdesit shëndetësor rrjeti ynë ka laboratorë të brendshëm të Analizave Klinike dhe Shërbimet e imazheve diagnostikuese.

Standartet më të larta që diferencon aktivitetet e Specialiteteve të Larta përkthehen në specialitete të tjera si outpatient dhe inpatient, falë protokolleve strikte të menaxhimit që i ndihmojnë mjekët ta ndjekin pacientin në çdo hap të trajtimit të tyre përgjatë hospitalizimit të tyre dhe kur rehabilitohen (kthehen në shtëpi).

Qendrat shëndetësore angazhohen në aktivitete frekuente në terren për të rritur ndërgjegjësimin publik në sëmundje të ndryshme, për të informuar dhe edukuar masat mbi përfitimet e një shëndeti të mirë.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet