Spitali i Durrësit me drejtor të ri, mjekët: Është emërim politik

Blertina Koka / Shëndet+

spitali i durresitNë krye të spitalit të Durrësit tani është vënë një drejtor i ri, pasi drejtoresha e kaluar, Ardjola Frashëri, u shkarkua nga puna për shpërdorim detyre. Ky spital tani do të drejtohet nga Alban Ramohitaj, i cili është edhe kreu i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit.

Ramohitaj u emërua ditën e djeshme pasi u mbledh bordi i spitalit Rajonal të Durrësit, nën drejtimin e kryetarit të bordit, Petro Mersini, drejtor në Ministrinë e Shëndetësisë. Në mungesë të një drejtori, bordi i spitalit kishte kërkuar me ngut emërimin e një drejtori të ri.

Jo të gjithë mjekët e kanë përkrahur vendimin për emërimin si drejtor të zotit Rahomitaj, duke e konsideruar këtë emërim me ngjyrim politik./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis