Spitali i Durrësit, serume me qese

Spitali i durresitSpitali i Durrësit, megjithëse i akredituar në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Petrit Vasili, duket se ka mungesa të mëdha në pajisjet e nevojshme për të kryer shërbimin cilësor të pacientëve. Fotoja e sjellë në redaksinë e gazetës “Shëndet+” tregon se si realizohet serumi në ambientet e këtij spitali, duke u futur në qese për faktin se nuk janë mjetet e duhura për qëndrimin e tij.

Gjithashtu në një foto tjetër tregohet se si infermieret punojnë pa doreza për faktin që ato mungojnë. Sipas tyre, edhe ato pak doreza që u sigurohen, lihen mënjanë për sallën e operacioneve. Spitali i Durrësit ka qenë akredituar për një periudhë 1-vjeçare, akreditim i firmosur nga ish-ministri Vasili.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim