Teatri i ministrit me “keçap falas”

Jo gjithçka që shfaqet në ekran është e vërtetë. Pas “shkëlqimit” që përcjell vizita e ministrit Beqaj në spitalin e Kukësit, kamerat e emisionit investigativ STOP japin një pamje tjetër.

Ministri i Shëndetësisë, teksa inspektoi nga afër kabinetin e ri, tha se është në vazhdën e përpjekjeve për të shtrirë kujdesin shëndetësor e cilësor në të gjithë vendin, duke filluar me kontrollet parandaluese apo check up-in, uljen e tarifave për të pasiguruarit, duke rritur cilësinë e shërbimit.

Gjatë përurimit, pacientë të ndryshëm kanë treguar se si ka ndryshuar jeta e tyre pas kontrollit shëndetësor falas. Emisioni investigativ ‘STOP’ ka publikuar prapaskenat e kronikës së lajmeve ku pacientët flasin për ndryshimin që ka sjellë ky kabinet i ri.

Në videon bruto të kësaj kronike të RTSH­-së, dëgjohet zëri i producentit i cili u kërkon pacienteve të japin një mesazh për të gjitha gratë që të bëjnë check up-in falas.

E emocionuar nga kamerat, njëra nga zonjat ngatërron check up-in me ketchup-in. “Ju bëj thirrje të gjitha femrave që të vijnë të bëjnë ketchup-in”, thotë zonja.

“Edhe njëherë, s’ka problem”, i thotë producenti. “Gabojnë kryeministrat me kamera, jo gratë…Mos e prish terezinë fare”.

Ndërsa një zonjë tjetër ngatërrohet disa herë teksa përpiqet të përsërisë ato që i thuhen.

Për më tepër shikoni videon…

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim