Spitali i Lushnjës, dy javë pa EKO, pacientët te privati

Spitali LushnjePrej dy javësh spitali i Lushnjës ka të prishur aparaturën e EKO-s. Qytetarë të cilët kanë shkuar për të kryer vizitat e kontrollit në këtë spital deklarojnë se u është bërë e ditur që aparatura është e prishur dhe se ky shërbim nuk mund të ofrohet. Të pyetur se ç’ndodh me pacientët të cilët e kanë urgjente një vizitë të tillë, punonjës të spitalit deklarojnë se ata i drejtohen klinikave private të qytetit. Nuk bëhet e ditur se çfarë masazh po merren për rregullimin e një aparature të tillë, ndërkohë që dihet se sa rëndon në xhepat e qytetarëve një shërbim i tillë në klinikat private./A.Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak