Spitali i Shkodrës, tashmë edhe me shërbimin e Kimioterapisë

Të sëmurët me kancer në Shkodër nuk do të duhet të udhëtojnë më drejt Tiranës për të përfituar shërbim kimioterapie. Spitali Rajonal i Shkodrës ofron tashmë edhe shërbimin e Kimioterapisë për pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, të sëmurëve me kancer do t’u garantohet përgatitja e mjekimit me barna pranë aparaturave të specializuara, jo më në mënyrë manuale, si dikur.

“Në sajë të investimit të realizuar në këtë spital për ofrimin e shërbimit të njohur si “Day Hospital” dhe garantimit të përgatitjes së mjekimit me barna pranë Kapave (aparaturave të specializuara), dhe jo më manualisht siç kryhej disa vite më parë, prej një muaji, afro 10 pacientë e marrin këtë shërbim jetik për jetën e tyre, pranë vendbanimit të tyre duke shmangur në këtë mënyrë radhët e gjata të pritjes dhe ecejaket drejt Tiranës”, shkruan ministri Ilir Beqaj.

Sipas ministrit Beqaj, 100 milionë lekë janë akorduar këtë vit në buxhetin e këtij spitali për sigurimin e furnizimit me citostatikë.

Spitali Rajonal i Shkodrës është një nga 5 spitalet ku ky shërbim ka filluar të jetë funksional./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit