Spitali i Traumës, raport për gjendjen brenda shtatorit

Brenda muajit shtator kryeministri Edi Rama do të ketë një raport të plotë të gjendjes në të cilën ndodhet Spitali Universitar i Traumës. Grupi i punës po punon në monitorim dhe ky institucion pritet të kalojë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes. spitali ushtarakMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se nuk do të cenohet asnjë shërbim i pacientëve gjatë këtij procesi.

Pavarësisht se mjekët e Spitalit Universitar të Traumës i kërkuan kryeministrit Edi Rama të mos e kthente këtë institucion në administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, qeveria duket e vendosur se për të  nuk ka kthim pas. Grupet e punës nga Ministria e Shëndetësisë, ajo e Mbrojtjes, dhe nga drejtoria e këtij spitali po bëjnë një motinorim të gjendjes në të cilën ndodhet Trauma dhe raporti do t’i dërgohet kryeministrit Rama brenda muajit shtator.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj qetëson pacientët kur thotë se ndryshimi i administrimit nuk do të cenojë shërbimet ndaj pacientëve.

Vizioni i qeverisë në këtë rast është që Trauma të funksionojë bashkë më Shërbimin Kombëtar të Urgjencës.  Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes do të ketë rritje të GDP si një ndër kërkesat  e NATO-s në lidhje me këtë çështje.

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës