Spitali i Traumës, vendimi për varësinë nuk ndryshon

Ministri i Shëndetësisë ishte për një vizitë në Spitalin e Traumës për të inspektuar punimet për godinën e re të shërbimit të urgjencës, nga ku preku dhe çështjen e debatuar kohët e fundit: urdhrin e Kryeministrit për të ndryshuar sërish varësinë e Ilir Beqajspitalit nga Ministria e Shëndetësisë në atë të Mbrojtjes. Me gjithë kundërshtimet e aleatit kryesor në qeverisje, opozitës dhe një pjese të komunitetit të mjekëve, ministri nuk dha asnjë shenjë se vendimi mund të ndryshojë.

Ministri Beqaj tha: “Mendoj se për këdo qytetar ose pacient pak rëndësi ka nga kush është varësia administrative e spitalit. Qytetarët shqiptarë do të kenë gjithmonë e më shumë një qendër kombëtare traume që i shërben atyre. Dua të garantoj mjekët dhe infermierët se Ministria e Shëndetësisë do të ketë një rol primar në drejtimin e përditshëm të veprimeve që kryen spitali”.

Qeveria ka financuar me 85 milionë lekë krijimin e shërbimit kombëtar të urgjencës dhe godina e re po ndërtohet pranë Spitalit Ushtarak. Punimet priten të përfundojnë brenda dy viteve të ardhshme.

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës