Spondiliartroza, mënyrat e trajtimit nga terapia fizike te medikamentet

Trajtimi për spondiliatrozën cervikale varet nga ashpërsia e shenjave dhe simptomave tuaja. Qëllimi i trajtimit është lehtësimi i dhimbjeve, ndihma për të mbajtur sa më shumë aktivitetet tuaja të zakonshme dhe për të parandaluar dëmtimin e përhershëm të palcës kurrizore dhe nervave. Takimi me mjekun do të ndihmojë që mjeku të përshkruajë medikamentet e duhura në lehtësimin e dhimbjeve.

Këto medikamente janë të ndryshme si:

– Kortikosteroidet. Këto mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, por nëse dhimbja juaj është e rëndë, mund të jenë të dobishme injeksionet steroide.

– Relaksues i muskujve. Disa ilaçe mund të ndihmojnë në lehtësimin e spazmave të muskujve në qafë.

– Ilaçet kundër depresionit. Janë gjetur disa ilaçe antidepresante për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes së qafës nga spondiliatroza cervikale.

Terapia

Një terapist fizik mund t’ju mësojë se cila është stërvitja që ndihmon në shtrirjen dhe forcimin e muskujve në qafë dhe shpatulla. Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës, në darkë duhet të bëni dush, evitoni stresin, pini çajra të ndryshëm dhe zgjidhni me kujdes dyshekun dhe jastëkun ku flini (duhet të përshtaten me masën e qafës). Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina. Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.

Kirurgji

Nëse trajtimi konservativ dështon ose nëse shenjat dhe simptomat tuaja neurologjike – siç janë dobësia në krahët apo këmbët – përkeqësohen, mund të keni nevojë për një operacion për të krijuar më shumë hapësirë për rrënjët e kurrizit dhe rrënjët nervore.
Kirurgjia mund të përfshijë: -Heqjen e një disku të herniuar ose nxitëses së eshtrave -Heqjen e pjesës së një rruazë

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë