SPPSH: Kushtet e punonjësve të shëndetësisë, të këqija

mjek pacientKëshilli Kombëtar i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Shëndetësisë, u mblodh sot për të shqyrtuar punën e kësaj sindikate gjatë periudhës 1-vjeçare. Në një njoftim për shtyp ata ngritën disa prej problemeve aktuale për punonjësit e shëndetësisë:

“Këshilli Sindikal, duke e vlerësuar situatën sindikale si të papërshtatshme në interes të zbatimit të Kushtetutës dhe të drejtave sindikale për punonjësit e sektorit të shëndetësisë:

– I drejtohet ministrit të Shëndetësisë, i cili duhet të nënshkruajë patjetër Kontratën Kolektive të Parë me këtë sindikatë shëndetësie, e cila ka qenë kontraktuese që nga viti 1994 e deri në fund të këtij viti dhe është sindikata më e madhe në vend, e cila ka aktualisht 56 mijë kontrata të nivelit të dytë, në fuqi deri në vitet 2014 dhe 2015.

– I pohon gjithashtu ministrit të Shëndetësisë që sindikata është gjithmonë në mbështetje të reformës në shëndetësi, për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor. Por është sakaq, edhe në mbrojtje të interesave të punonjësve të shëndetësisë. Kështu, ajo kërkon që reforma të mos fokusohet në lëvizje e në prekje të tyre dhe mendon se, nëse do të ketë reformë (që ne themi se duhet të ketë), ajo duhet të reformohet në administratën burokratike të institucioneve shëndetësore, të cilat janë fryrë së tepërmi dhe duhet të fillojë një menaxhim i mirë i burimeve njerëzore. Por nuk ka, për mendimin tonë, punonjës të tepërt të sistemit shëndetësor, sepse ne jemi vendi që kemi më pak punonjës shëndetësorë për 1 mijë banorë.

– Ajo që i pohohet tjetër ministrit të Shëndetësisë është që kushtet e punonjësve të shëndetësisë lënë për të dëshiruar. Ata janë gjithmonë në kushte jo të mira pune dhe janë gjithmonë të rrezikuar nga infeksionet apo rrezatimet si dhe probleme të tjera të mëdha, pikërisht për mungesë të kushteve mbrojtjëse në punë.

– Përveç kësaj, i kërkohet ministrit të Shëndetësisë që të vlerësojë edhe çështjen e pagave të punonjësve shëndetësorë, të cilët edhe pse këtë vit me heqjen e taksimit për pagat e ulëta, kanë përfituar disi, sërsih mbeten me pagat më të ulëtat në Evropë.

– Gjithashtu, i pohojmë ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale që punonjësit e shëndetësisë të sektorit publik e privat (rreth 30 mijë punonjës), nuk kanë gjetur ende përfaqësimin e duhur në Këshillin Kombëtar të Punës. Ata përfaqësohen ndoshta nga disa sindikata fantazmë, persona të vetëemëruar, ose nepotikë.

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet