“Stafi shëndetësor tregohet i pasjellshëm”

PediatriaSë fundmi ankesat e familjarëve që kanë të afërmit e tyre pranë pediatrisë i atribuohen infermiereve të pediatrisë për neglizhencë ose disponueshmëri të vakët kundrejt pacientëve të tyre. Vjollca Hoxha, një zonjë nga qyteti i Burrelit vjen çdo ditë në pediatri për të vizituar nipin e saj 1 vjeç e gjysmë. I vogli ka rreth 2 javë i shtruar në pediatri. Sëmundja e tij është disi e pazakontë që kërkon një përkujdesje të vazhdueshme. Mirëpo Vjollca pohon se kjo përkujdesje nuk i është dhënë në formën dhe masën e duhur nga ana e infermiereve në pediatri.

“ Nipi im si rezultat i sëmundjes që ka, këto ditë teksa qëndron i shtruar për të marrë kujdes shëndetësor e ka të nevojshëm transfuzionin e gjakut. Duke qenë se ka humbur gjak dhe peshë përgjatë këtyre dy javëve infermieret e kanë pasur të vështirë për t’i gjetur damarët nëpërmjet së cilëve bëhet transfuzioni i gjakut. Pas disa tentativave për të realizuar procesin e transfuzionit, infermieret kanë hequr dorë duke na thënë nuk mundemi, ejani nesër ta provojmë sërish. Mirëpo ai ka humbur shumë gjak dhe transfuzionin e kishte jetësor, pas një përpjekje shumë të madhe nga ana jonë dhe pas debateve dhe ngritjeve të zërit u arrit që nipi im të merrte gjak atë natë”.

Vjollca pohon se gjithashtu sanitaret e spitalit janë treguar po aq të pasjellshme me to. Duke mos realizuar detyrën për të cilën ato ndodhen aty. Vjollca rrëfen se përgjatë këtyre ditëve asaj i është dashur gjithashtu që të marrë masa edhe  përsa i takon ambientit të dhomës në të cilin nipi i saj ka tashmë dy javë që “ po jeton” duke e pastruar dhe kujdesur vete. /Aishe Thartori

Postime të ngjashme

Mjekja hedh foton e mushkërive të një pacienti, shpërthen: Nuk e doni jetën, vjen vetë shoku Covid, ju përqafon e kafshon...
E drejta për trajtim jashtë vendit, pacientët të painformuar. MshMs asnjë informacion publik
Skandal/ MSH jep këshilla për të nxehtin, pacientët e QSUT-së freskohen me copa kartonësh
Bluzat e bardha shkelin kodin e etikës, rrezikojnë gjobë nga 2 000 deri 20 0000 lekë
Drejtoresha e spitalit firmos për dypunësimin e vetes, cakton dhe rrogën
Talasemikët: Mes nesh fëmijë me hepatit dhe HIV
Hemofilikët, pesë muaj pa ‘faktorin e jetës’
Urgjenca e QSUT-së nën presionin e radhëve të gjata, pacientët marrin serumin nëpër korridore