Standardet, në 2021 kryesojnë analizat ushqimore dhe pajisjet mjekësore

Fushat që kanë pasur më shumë adoptime standardesh gjatë vitit të shkuar kanë qenë analizat për produktet ushqimore dhe pajisjet mjekësore.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit tregojnë se Komitetet Teknike kanë pasur më shumë adoptime pikërisht në këto aspekte ndërkohë që nuk mbeten pas as fusha të tilla si tekstile dhe prodhime tekstili, cilësia e ujit, ajrit dhe tokës, zbatime në hekurudhë, siguria teknike dhe mjedisi, sistemet e telekomunikacionit analoge dhe dixhitale apo materiale elektrike dhe elektronike.

Në shifra gjatë vitit të shkuar viti janë adoptuar rreth 2225 standarde dhe dokumente standardizimi si Standarde Shqiptare (SSH) dhe Dokumente Standardizimi Shqiptare (DS); nga ku 1045 në fushën e elektroteknikës dhe telekomunikacionit – Sektori CENELEC/IEC/ETSI dhe 1180 standarde nga të gjitha fushat e ekonomisë – Sektori CEN/ISO. Pjesa më e madhe janë standarde me origjinë evropiane, rreth 1698 standarde (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 527 standarde ndërkombëtare (ISO dhe IEC).

“Janë shfuqizuar rreth 628 standarde (492 me origjinë evropiane dhe 136 me origjinë ndërkombëtare) sipas fushave të caktuara dhe Komiteteve Teknike përkatëse, duke ndjekur “ciklin e jetës” së standardit.

Janë realizuar 2 mbledhje të Bordit Teknik të DPS, i cili ka miratuar Programet 6-mujore të punës për adoptimin dhe ndryshimet në Përbërjen e Komiteteve Teknike të DPS, që kanë funksionuar gjatë vitit 2021. Janë adoptuar 100% standardet e harmonizuara nën Direktivat përkatëse si dhe është realizuar përditësimi dhe rifreskimi i listave të tyre nga Sekretarët e KT-ve” thuhet në raport.

Po kështu sipas dokumentit Janë adoptuar rreth 85 standarde me procedurë të përshpejtuar sipas kërkesave të klientëve, palëve të interesuara (biznese, institucione, laboratore, persona fizikë) kryesisht në fushat si më poshtë: cilësia e ujit, ajrit dhe tokës; tekstile dhe prodhime tekstili; vajra dhe yndyra ushqimore – Fara vajore, siguria teknike dhe mjedisi; teknologjia e komunikimit dhe informacionit. /Monitor

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën