Statistikat e 127-s, ja sa qytetarë kanë telefonuar

Rreth 2000 thirrje janë regjistruar në 24 orët e fundit drejt numrit unik 127 pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Nga data 1 janar deri sot janë regjistruar rreth 41.500 thirrje. Gjithashtu, janë rreth 9200 misione, prej te cilave rreth 1900 jane Covid. Duke parë numrin në rritje të infektimeve QKUM, ju bën thirrje të respektoni rregullat bazë për të mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët nga COVID-19. Të respektoni distancën dhe të mbani maskë, të lani shpesh duart dhe të distancoheni nga grumbullimet.
Por çfarë duhet të bëni nëse simptomat tuaja #COVID19 janë të lehta ose mesatare?
Qëndroni në shtëpi
Mos përdorni #antibiotikë
Pushoni, ushqehuni, pini normalisht
Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.
Ky njoftim është bërë publik në faqen zyrtare të QKUM

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim