Stenoza spinale lumbare, ja zgjidhja për shpinën tuaj

Nga Klinika Albaturk

Në kolonën lumbare kanali spinal ka hapësirë mëse të mjaftueshme për nervat spinalë. Kanali ka një diametër prej 17-18 milimetrash. Stenoza spinale ndodh në rastet kur diametri i kanalit arrin 12 mm ose më pak. Kur përmasat janë nën 10 mm, atëherë shfaqen simptoma të rënda të stenozës spinale.

Stenoza spinaleKa shumë arsye pse zhvillohen simptomat e stenozës spinale. Arsyet që hasen më shpesh janë:

  • Stenoza kongenitale (ngushtim i kanalit spinal i lindur)
  • Degjenerim spinal
  • Instabilitet spinal
  • Hernie diskale

Simptomat

Stenoza spinale zhvillohet gradualisht në një periudhe të gjatë kohore. Një dëmtim apo një hernie diskale mund të bëjnë që simptomat të zhvillohen shpejt brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Pacientët me stenozë spinale jo gjithmonë ndiejnë dhimbje shpine. Ata kanë dhimbje dhe dobësi kryesisht në gjymtyrët e poshtme, zakonisht në të dy gjymtyrët njëkohësisht. Disa pacientë thonë se ndiejnë sikur po u këputen këmbët nga trupi kur i referohen këtyre simptomave.

Shtypja e nervit nga stenoza mund të japë ndjesinë e shpimit me gjilpëra në lëkurën mbi trajektoren ku kalon nervi. Përgjigjja reflektore ngadalësohet. Disa pacientë referojnë se kanë ndjesinë e krampeve ose ngurtësimit në muskujt e këmbës, disa të tjerë referojnë se kanë ndjesinë e rrjedhjes së ujit nëpër këmbën e tyre.

Trajtimi jokirurgjikal

Nëse simptomat tuaja janë me intensitet të moderuar dhe nuk ka rrezik për përkeqësim pjesa më e madhe e mjekëve e fillojnë trajtimin në mënyrë konservative. Në fillim, mjeku mund të kërkojë imobilizimin e pjesës fundore të shpinës. Një korse mbështetëse për mesin përdoret për pacientët me stenozë spinale. Korseja mund të ulë presionin e ushtruar mbi disk dhe të parandalojë lëvizje të tepruara të shpinës. Zakonisht pacientët këshillohen të mbajnë korse për 1-2 javë.

Kirurgjia

Kur ka shenja që presioni mbi nervat spinal po vjen duke u rritur është e nevojshme kirurgjia, në disa raste dhe në mënyrë urgjente. Shenjat të cilat bëjnë që mjekët të marrin këtë vendim, janë: dobësi e muskujve të këmbës, dhimbje që nuk lehtësohet dhe problem me zorrën e trashë ose fshikëzën urinare.

Nëse shtypja nuk lirohet menjëherë mund të shkaktohet paralizë e përhershme e zorrës së trashë dhe fshikëzës së urinës. Mjekët rekomandojnë kirurgji urgjente për të liruar nervat nga shtypja.

Procedura kirurgjikale kryesore në trajtimin e stenozës spinale është laminektomia lumbare. Në disa pacientë është e nevojshme kryerja e kirurgjisë së fuzionimit (ngjitjes) menjëherë pas laminektomisë nëse ka instabilitet spinal.

  • Rr. Elbasanit, Rr. Pjetër Budi, Klasik Konstruksion
  • Shk:1, Kat:6, No:23, Tirana, Albania
  • +355 69 20 20 433/ +355 42 375 967
  • albaturk@yahoo.com/ info@albaturk.com

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026