Stërvituni që të hani më pak

Të bësh palestër në mëngjes për të ngrënë më pak në drekë? Mund të duket paradoks, por mesa duket është e vërtetë. Në vend që të shtojë vrapim 2oreksin, stërvitja në disa orë të ditës mund të bëhet një aleat i mirë për ta pakësuar urinë. Një studim i publikuar në “Medicine and Science in Sports and Exercice” dhe i kryer nga ekspertët amerikanë argumenton se truri reagon në mënyra të ndryshme ndaj ushqimit, nëse dita nis me ushtrime fizike që zgjasin jo më pak se 45 minuta.

Truri

Praktikisht, lodhja menjëherë pasi zgjohemi zvogëlon interesin tonë për ushqimin. Këtë e vërtetoi studimi i aktivitetit cerebral të 35 grave që morën pjesë vullnetarisht në studim. Pasi ishin stërvitur në mëngjes, ato u vunë përpara fotove që tregonin ushqime të ndryshme dhe lule. Rezultatet treguan se gratë nuk kishin shumë interes për ushqimin. Testi u përsërit një javë më vonë, por këtë herë zonjat nuk kishin bërë palestër në mëngjes. Rezultatet kësaj radhe ishin krejt të kundërta.

Oreksi

Ky studim është ndër të paktët që përpiqet të kuptojë nëse aktiviteti fizik ndikon në përgjigjet që jep truri para ushqimit dhe motivimi për të ngrënë. Megjithatë, studime më të thelluara pritet të saktësojnë se sa kohë pas stërvitjes së mëngjesit zgjat efekti i saj në interesin për ushqimin dhe çfarë ndodh kur stërvitemi rregullisht në mëngjes. Por ajo që është më e rëndësishmja mbetet fakti se bie miti i oreksit të madh pas aktivitetit fizik. Kohët e fundit, një tjetër studim i këtij lloji argumentoi se aktiviteti fizik rrit ndjesinë e të qenit i ngopur dhe përmirëson kontrollin mbi sjelljet, duke ndihmuar të bëhemi më të përmbajtur kur sjellim ndërmend dietën.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital