“Stimulimi i Thellë i Trurit”/ Realizohet në QSUT ndërhyrja kirurgjikale tek pacientja me Parkinson

Ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë QSUNT ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të quajtur DBS (Deep Brain Stimulation), ose Stimulimi i Thellë i Trurit).

Ndërhyrja është bërë te një paciente e moshës 50-vjeçare e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përmes një postimi në rrjete sociale.

Teksa ka falenderuar mjekët për ndërhyrjen, Koçiu thotë se kjo ndërhyrje specifike dhe tejet e domosdoshme për trajtimin e Parkinsonit, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit.

“Në Shërbimin e Neurokirurgjisë, në QSUNT u krye një ndërhyrje e suksesshme – DBS (stimulimi i thellë i trurit) për sëmundjen e Parkinsonit, tek një paciente 50 vjeçare. Kjo ndërhyrje specifike dhe tejet e domosdoshme për trajtimjn e Parkinsonit, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit, duke sjellë 0 (zero) kosto për pacientin.

Mirënjohje për ekipin mjekësor: Prof. Dr. Artur Xhumari, Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Dr. Gramoz Brace, anestezist-reanimator Dr. Mithat Demneri, neurologet Dr. Shk. Florian Dashi, Prof. Ilirjana Zekja, Specializantët: Dr. Aurora, Dr. Kejsi, Dr. Sidorela, si dhe infermieret: Manjola Pjetri, Ganimete Arapi dhe Anxhela Gjonaj”, shkruan Koçiu.

Stimulimi i thellë i trurit (DBS) përfshin implantimin e elektrodave brenda zonave të trurit. Elektrodat prodhojnë impulse elektrike që ndikojnë në aktivitetin e trurit për të trajtuar kushte të caktuara mjekësore. Impulset elektrike gjithashtu mund të ndikojnë në qelizat dhe kimikatet brenda trurit që shkaktojnë kushte mjekësore.

Sasia e stimulimit të thellë të trurit kontrollohet nga një pajisje e ngjashme me stimuluesin kardiak të vendosur nën lëkurë në pjesën e sipërme të gjoksit. Një tel që udhëton nën lëkurë e lidh këtë pajisje me elektrodat në tru.

Stimulimi i thellë i trurit përdoret zakonisht për të trajtuar një sërë kushtesh, të tilla si:

  • Sëmundja e Parkinsonit
  • Gjendjet që shkaktojnë distoni, siç është sindroma Meige
  • Epilepsia
  • Sindroma Tourette
  • Çrregullimi obsesiv-kompulsiv

Stimulimi i thellë i trurit përdoret te njerëzit, simptomat e të cilëve nuk kontrollohen me ilaçe.

Stimulimi i thellë i trurit në përgjithësi konsiderohet të jetë me rrezik të ulët. Por çdo lloj operacioni ka rrezikun e komplikimeve. Gjithashtu, vetë stimulimi i trurit mund të shkaktojë efekte anësore./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pas përmbysjes së piramidës ushqimore, administrata Trump nënshkruan projektligjin që rikthen qumështin me yndyrë të plotë në drekën shkollore
Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit
KPP heq pezullimin për tenderin 4.1 mln euro të ushqimit te Trauma dhe “Mbretëresha Geraldinë”
2023-2026, Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total
Nis vaksinimi ndaj HPV-së edhe për djemtë e moshës 13 vjeç
E pazakontë! Pacientja i nënshtrohet kimioterapisë për vite me radhë, pa pasur kancer! Spitali detyrohet të paguajë gjobën e majme
Studimi: Konservuesit e zakonshëm të ushqimit lidhen me kancerin dhe diabetin e tipit 2
Shtrëngata dhe stuhi dëbore, parashikimi i motit për sot, 8 janar 2026