Stinë alergjish dhe infeksionesh, shtohen vizitat nëpër spitale

Gjatë kësaj jave vizitat e pacientëve janë shtuar në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë, siç dëshmon edhe mjekja otorinolaringologe -ORL Anjeza Kuçi. Mjekja shpjegon se kjo është një stinë delikate për sëmundjet e veshëve, hundës dhe fytit dhe sqaron se cilat janë simptomat kryesore.

Cilat janë ato patologji me të cilat jeni hasur më tepër, sidomos gjatë kësaj periudhe?

Për ne mjekët otorinolaringologë është një periudhë goxha e ngarkuar përsa i përket të gjtiha sëmundjeve që kanë të bëjnë me fytin, pra infeksionet e bajameve, infeksionet e faringut. Gjithashtu shfaqen pacientë me probleme tek veshët si rezultat i alergjive të stinës. Kemi raste që lidhen me bllokimin e hundës dhe bllokimin e kanalit që lidh veshët me hundën si edhe sinozitin. Pra, kemi raste me sëmundshmërinë e fytit, të hundës dhe të veshëve përsa i përket kryesisht pjesës infektive pasi jemi në periudhën e ndërrimit të stinëve dhe në periudhën e alergjive të cilat ndikojnë edhe tek organet e lartpërmendura.

Cilat janë shkaqet kryesore që ndikojnë në shtimin e sëmundjeve të fytit, veshëve dhe sinusit gjatë kësaj periudhe?

Ndikon ndërrimi i temperatura dhe i stinës, gjë që nxit kryesisht alergjitë dhe infeksionet.

A ndikon kjo stinë në infeksionet e bajameve?

Kjo stinë hyn në grupin e sëmundshmërive nga infeksionet e bajameve për shkak të ndryshimeve të temperaturave. Ka pacientë kronikë që sëmurën 4 herë në vit pasi ndryshimi i temperaturave është një nga faktorët kyç për infeksionet e bajameve.

Kur duhet të shkojmë tek mjeku, cilat janë ato simptoma që duhet të na bëjnë për të kryer konsultën?

Simptomat mund të jenë edhe një faringit i thjeshtë, pra dhimbje e fytit. Gjatë kësaj periudhe njerëzit janë edhe të frikësuar për shkak të virusit covid-19, ndaj duhet bërë dallimi. Infeksionet akute të fytit ose të bajameve mund të fillojnë me dhimbje të lehtë të fytit, vështirësi të lehtë në gëlltitje të cilat nëse për një periudhë 3-4 ditore nuk arrijnë që të përmirësohen, pacientët duhet të vijnë tek mjeku. Përpara se të vijnë për konsultë, pacientët mund të përdorin preparate shumë të mira si përshembull sprej oral, apo qetësues për dhimbjen e fytit, të pijnë lëngje, të qëndrojnë në shtëpi. Këto mund të ndikojnë që për punë 3-4 ditësh simptomat të zhduken vetë, në momentin që nuk zhduken dhe janë të shoqëruara me temperaturë, atëherë duhet parë nëse nga një infeksion viral ka kaluar në infeksion bakterial.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj