Stresi dobësoka edhe nuhatjen?!..

nuhatje 2

“Ka një arsye se, pse, gjithçka na duket ndryshe kur jemi të stresuar”, – zbulojnë shkencëtarët amerikanë.

Studimi i kohëve të fundit, i botuar në periodikun “Journal of neuroscience”, zbulon se stresi mund të zvogëlojë aftësitë shqisore, sidomos nuhatjen. Studimi përfshiu 14 subjekte të shëndetshme. Shkencëtarët nxitën ankthin te pjesëmarrësit, përmes prezantimit të imazheve shqetësuese.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit i njihnin më pak aromat e përditshme kur kishin ankth.
Pas vëzhgimit të reagimeve të trurit, shkencëtarët zbuluan se aktiviteti ishte rritur në pjesën emocionale të trurit, ndërsa është zvogëluar aktiviteti i trurit që është përgjegjës për identifikimin e aromës.

“Hulumtimi ynë vërteton atë që kanë treguar studimet e mëparshme, pra, se stresi dëmton cilësinë e jetës”, – tha udhëheqësja e studimit, prof. Wen Li.

Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e këtij studimi janë preliminare dhe se nevojiten vlerësime të ekspertëve të jashtëm.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa