Stresi është “sëmundje ngjitëse”

Zhurma stresEdhe stresi mund të jetë “ngjitës”. Ky është rezultati i një hulumtimi të kryer nga shkencëtarët e Qendrës Hulumtuese Gjermane të Dresdenit dhe Lajpzigut, sipas të cilit një person mund të jetë i qetë apo i stresuar në varësi të personit që ka afër.

Sipas asaj që është vënë re nga shkencëtarët, nëse një individ qëndron me një person të stresuar, rrezikon të rrisë prodhimin e kortizolit, hormonit të stresit. Hulumtuesit konstatuan tek vullnetarët se në situata të vështira, ata pësuan një rritje prej 26% e tyre të nivelit të kortizolit . Nëse mes vullnetarëve kishte lidhje familjare, përqindja u rrit në 40%. Ky rezultat u konstatua i vërtetë dhe në rastin në të cilin imazhet janë transmetuar nga një ekran.

Sipas shkencëtarëve, kjo do të thotë se edhe programet televizive që na përballin me dhimbje, mund të rrisin nivelet e stresit të personave që e ndjekin.

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë