Stresi për paratë, si ndikon tek ju

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Është normale të ndiheni të brengosur, të shqetësuar apo të rënë moralisht kur kohët janë të vështira. Pasiguria e punës, borxhi apo problemet financiare mund të shkaktojnë probleme emocionale, pasi ato ndikojnë në mirëqënien mendore.

stres panikPor cilat janë efektet e mundshme të problemeve financiare?

Kur keni probleme në punë apo probleme financiare, ndjenja e shqetësimit dhe ankthit është një reagim normal. Por mund të keni ndjenja dhe sjellje “të panjohura” për të cilat nuk kuptoni shkakun. Kjo do të thotë se me shumë gjasa jeni duke vuajtur nga stresi ose ndonjë çrregullim ankthi.

Cilat janë simptomat e të qenit në gjendje të vështirë emocionalisht?

Simptomat e përgjithshme të shqetësimit emocional përfshijnë:

  • Ndryshimet në mënyrën që ndjeni fizikisht, të tilla si: paaftësia për të bërë një gjumë të rehatshëm, humbja e oreksit, vështirësi në përqendrim apo ndjenja e të mbyturit në lot.
  • Ndryshimet në atë që bënit më parë: të tilla si qëndrimi në shtrat gjithë ditën dhe mungesa e dëshirës për të takuar miqtë.
  • Ndryshimet në mënyrën se si mendoni, duke pasur mendime negative, të tilla si: “Nuk kam vlerë”, ose “Nuk do të gjej kurrë një punë tjetër” etj

kafe me shoqerineSi mund ta ndihmoni veten?

Bëhuni më aktivë, përballuni me frikën dhe mos pini shumë alkool. Mos u tërhiqni nga jetesa që bënit më parë, mbani afër miqtë, mbajeni CV-në të përditësuar, sepse do të vijnë mundësi të reja punësimi.

Duke u përballur me frikën, do ta ndihmoni vetveten që të dilni nga gjendja ku jeni futur. Bëjëni këtë gjë në formë ushtrimi për vetveten dhe do të jetë një mënyrë mjaft produktive. Përpiquni të përballeni me problemet dhe t’i mendoni ato më të lehta seç janë në të vërtetë.

Ushqehuni shëndetshëm, pasi ky është një faktor shumë i rëndësishëm, që ndikon në problemet emocionale.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore për stresit për paratë?

Nëse ndjenja e brengosjes, shqetësimit dhe ankthit ju shoqëron për disa javë, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek terapist.

Burimi: nhs.uk/livewell

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së