Për 4 – 5 persona duhen:
2 filxhanë çaji miell- 2 kokër vezë
- 1 filxhan kafeje kos
- 2 – 3 lugë gjelle gjalpë
- 3 – 4 kokrra mollë
- 2 filxhanë kafeje sheqer
- 1 lugë gjelle gatet
- Kanellë, karafil
Përgatitja
- Strudeli me mollë mund të bëhet me brumë sfoliat, të shkrifët, biskotash ose me petë byreku.
- Në miellin e situr, të përzier me pak sodë, hapet një gropë në mes dhe hidhen vezë, gjalpë, kos, kripë. Duke filluar nga mesi përzihet ngadalë dhe zihet një brumë i fortë, i cili lihet të qëndrojë 20 – 30 minuta, pastaj hapen petë me trashësi 2-3 milimetra dhe vendosen mbi një pecetë.
- Mollët qërohen, grihen hollë, përzihen me sheqer, kanellë dhe mundësisht me pak galetë të bluar për të pirë lëngun e mollëve ose, po të jenë mollë të forta, kalohen pak në tigan sa të zbuten.
- Peta e hapur lyhet me gjalpë dhe mbulohet me shtresën e mollëve. Me anë të pecetës mblidhet në formë roleje, përmbyset në tavë të lyer me pak yndyrë, lyhet sipër me të verdhat e vezëve, shpohet në disa vende me majën e thikës dhe piqet në furrë për 20 – 30 minuta. Në fund i hidhet sheqer pudër.
- Ky lloj është me brumë të shkrifët. Strudeli mund të përgatitet edhe me petë byreku. Në këtë rast shtrohen 3 – 4 petë mbi njëra tjetrën, spërkaten me gjalpë, vendosen mollët, mblidhet në formë roleje dhe piqet.
Strudeli i cilësisë të lartë del kur përgatitet me brumë peta-peta (sfoliat).


