Studentët e kimisë kërkojnë kushte, përfundojnë në komisariat

Studentët e kimisë kanë vijuar protestat e tyre për të pasur kushte sigurie në laboratore pasi u rrezikohet jeta nga kimikatet, por shumë prej tyre kanë përfunduar sot në komisariatin e policisë nr. 3, të ndaluar nga policia.

protesta fshn 1Situata me studentët ka vazhduar të degjenerojë, ndërsa pak ditë më parë u pushua nga puna profesori i tyre Sokol Abazi, i cili kërkoi bashkë me studentët rritjen e masave të sigurisë në laboratore.

Kërkesat e studentëve të Kimisë Ushqimore janë si më poshtë:

I kerkojme Departamentit qe te plotesoje brenda dates 20 nentor 2014 kushtet minimale te sigurise ne laboratore. Ne rast te kundert ne bojkotojme mesimin nga laboratoret qe nuk kane keto kushte:

  1. Cdo student te kete doreza dhe syze ne ato laboratore ku perdoren lende qe mund te demtojne syte dhe lekuren.
  2. Trajnimin e studenteve per perdorimin e mjeteve te shuarjes se zjarrit
  3. Cdo laborator te jete i pajisur me Fikse zjarri, batanije dhe rere per shuarjen e zjarrit, si dhe kutine e ndihmes se shpejte
  4. Te mos detyrohemi me te pipetojme me goje dhe te blihen urgjentisht pajisjet gome ose plastike qe perdoren prej dekadash ne laboratoret kimik per kete qellim (dardha apo pipeta ependorf).
  5. Heqjen nga perdorimi i cdo materiali qe permban asbest nga laboratoret dhe cdo ambient tjeter i Fakultetit
  6. Te mos perdoret flake e zhveshur ne laboratoret qe kane solvenet organike por te blihen pajisje ngrohese, perzjerese elektrike
  7. Ngritjen e njesise se kontrollit te rrezikshmerise ne punen ne laboratoret kimike me pjesëmarrjen edhe te studenteve
  8. Vendosjen e dusheve per larjen e personave qemund te demtohen me acide, baza apo kimikate te tjera te cilat ne rregullat e sigurimit teknik kerkojne larjet e menjehershme me uje te bollshem
  9. Te grupohet orari ne menyre te atille qe te na lihet kohe qe edhe te pergatitemi per diten e neserme dhe jo te vime per dy oren e mengjes dhe te presim gjithe diten kafeneve per oret e mbasdites
  10. Dekanati me Keshillin studentor te beje urgjentisht zgjedhjen e Mbrojtesit te Studenteve
  11. Kancelari i FShN te angazhohet me shkrim prane Departamentit dhe Keshillit Studentor se projektbuxheti i vitit 2015 te behet disponibel ne faqen e internetit te pakten dy jave para aprovimit ne Keshillin e Fakultetit dhe te lajmerohen te gjithe studentet per kete gje

fshn protestaTe na jepet nje afat i detajuar brenda vitit 2015 se kur do mund te plotesohen laboratoret me:

  1. Poste pune me te gjitha pajisjet e nevojshme sipas syllabusit, librit te laboratorit apo skriptit te aprovuar per jo me shume se dy vete ne grup.
  2. Instalimi i kapave dhe i linjave elektrike, gazesh qe perdoren ne laborator dhe lavamane me standarde te denja per nje laborator kimik.
  3. Tavolina laboratoresh kimike me siperfaqe te paatakueshme nga acidet dhe bazat
  4. Vendosja e sistemit te aspirimit ne laboratoret qe nuk jane te pajisur me to dhe qe prodhojne gaze te demshem dhe ku kapat nuk mbulojne te gjithe postet e punes.
  5. Postet e punes duhet te jene te pajisur me mjete, aparatura dhe qelqurina bashkekohore.
  6. Cdo laborator te kete peshore, termostatin, uje te distiluar
  7. Te parashikohet nje biblioteke funksionale me libra bashkekohore dhe me te pakten 100 vende te pajisura me komjuter dhe te parashikohen fonde per blerje librash mesimor si ne gjuhen shqipe, ashtu dhe ne anglisht
  8. Te na lejohet akses ne te gjitha pajisjet moderne qe ka Fakulteti qe ndihmojne ne formimin tone si kimiste
  9. Te perfshihen ne programin mesimor per cdo kurs praktika profesionale sic ka qene tradita e ketij Fakulteti

protesta fshnKerkesa te tjera

  1. Dekani te caktoje nje orar per pritjen e studenteve dhe sekretarja e dekanit te pranoje pa hezitim cdo leter apo ankimim nga studentet
  2. Datat e provimeve te dalin te pakten 2 jave para se te mbaroje regjistrimi
  3. Te na jepet procedura e ankimimit dhe pergjigjes me shkrim per rastet kur fyhet dinjiteti yne nga stafi akademik, ndihmesmesimor apo sekretaret
  4. Te mos na diktohet ne asnje leksion por te na jepet material i shkruar nga cdo pedagog
  5. Ne fillim te cdo viti te na vihet ne dispozicion programi i shkolles dhe syllabuset e cdo lende.

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë