Studentët e Mjekësisë arrijnë dakordësi me rektorin e Universitetit pas bojkotit të mësimit dhe protestave, çfarë përmban marrëveshja mes tyre që i rikthen në auditore

Studentët e Mjekësisë kanë arritur dakordësi me rektorin e Universitetit, Arben Gjata pasi bojkotuan mësimin dhe nisën protestën kundër ligjit që i mban peng 5 vite diplomën.

Pas takimit, rektori Gjata u ka pohuar se do t’i mbështesë deri në daljen e vendimit të Gjykatës, dhe se deri në atë kohë, nuk do të kenë kushtet për plotësim kontrate.

Studentët vendosën të rikthehen në auditore pasi morën sot (30 tetor) garanci nga Arben Gjata për mbështetjen e kërkesave të tyre.

Studentët e Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për ligjin e ri që iu mban peng diplomat me 5 vite punë në Shqipëri.

Me rinisijen e vitit akademik, ata refuzuan të riktheheshin në Universitet duke nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.

 

Burimi: panorama.com.al

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni