Studentët e mjekësisë mposhtin në gjykatë kandidatin për Dekan

Tetë studentë të Departamentit të ORL-Okulistikë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, të përfaqësuar nga avokati Ledio Braho, kanë fituar gjyqin për ripërsëritjen e provimit të diplomës. Vendimi i Gjykatës Administrative i Apelit u jep të drejtë studentëve të cilët kishin paraqitur një sërë pikash të cilat tregonin paligjshmëri në procedurat për mbrojtje e diplomës. (Shkarko vendimin)fakulteti

E gjithë historia nisi për shkak të problemeve të kompetencave midis Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë dhe Përgjegjësit të Departamentit të ORL – Okulistikë.

Fillimisht studentët të cilët kërkonin mbrojtje e diplomës janë njoftuar për provimin më datë 14.04.2015. Ata u paraqitën në këtë datë për të dhënë provimin e diplomës, por kanë parë në komision se ishin 2 pedagogë, Përgjegjësin e Departamentit të ORL-Okulistikë Prof. Pajtim Lutaj dhe Dr. Ilir Arapi.

Studentët kanë braktisur sallën duke thënë se komisioni ishte i parregullt, pasi duhet të ishin të pranishëm 5 specialistë të fushës. Studentët ngritën shqetësimin edhe për praninë e Prof. Pajtim Lutaj, prania e të cilit në komision përbënte një konflikt të hapur interesi, pasi ai këmbëngulte që të ishte pikërisht ai autoriteti kompetent si për caktimin e përbërjes së komisionit e po ashtu për hartimin e tezave dhe korrigjimin e tyre, duke mos i lënë asnjë mundësi apelimi studentëve.

I gjendur në këto kushte, Prof. Pajtim Lutaj vendos një tjetër datë për provim, atë të 24.04.2015, ndërkohë që studentët njoftohen me një mesazh. Edhe kësaj here studentët-paditës u paraqitën sërish për realizimin e provimit, por që përsëri në Komision ishin 2 pedagogë, duke shkelur sërish rregulloren.

Për të kundërshtuar këtë paligjshmëri të ripërsëritur në dy provime, studentët i drejtohen Dekanatit ku i kërkuan krijimin e komisionit sipas rregullave dhe vendosjen e një date të tretë për provim. Dekanati kthen përgjigje nëpërmjet zv. Dekanit Ariel Çomo, i cili deklaron se datat 2 datat e provimit të vendosura nga Departamenti i ORL-Okulistikë nuk janë miratuar nga dekanati dhe për rrjedhojë janë të pavlefshme.

Përballë kësaj situate, Përgjegjësi i Departamenti i ORL-Okulistikë, Prof. Pajtim Lutaj deklaron me anë të një procesverbali të dyshimtë se studentët nuk ishin paraqitur fare në dy datat e provimit. Pas kësaj, studentët kanë dërguar disa shkresa ku kërkonin zhvillimin e provimit të mbrojtjes së diplomave sipas kushteve të përcaktuara sipas Rregullores së Universiteti. Por studentët nuk kanë marrë asnjë përgjigje, duke i detyruar që të nisin një proces gjyqësor të përfaqësuar nga avokati Ledio Braho.

Si përfundim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi t’i japë të drejtë studentëve të ORL-Okulistikë. Gjykata vëren se Përgjegjësi i Departamenti i ORL-Okulistikë, Prof. Pajtim Lutaj nuk ka patur kompetencë për të vendosur një datë provimi apo riprovimi. Sipas gjykatës, këtë gjë e vendos vetëm Dekani i Fakultetit të Mjekësisë.

Fakulteti i Mjekësisë e ka ankimuar këtë vendim, por Gjykata Administrative e Apelit nuk ka ndryshuar qëndrim, duke i dhënë sërish të drejtë studentëve. Prof. Pajtim Lutaj, i cili humbi betejën ligjore me studentët, rezulton të jetë edhe kandidat për Dekan në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Burimi: Boldnews.al

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni