Studentët e Shëndetit Publik në protestë: “Dekani na mashtroi!”

Studentët e Fakultetit të Shëndetit Publik, të diplomuar në mars të 2013-s për master shkencor të degës Shëndet Publik janë ngritur në protestë.

bajrma hysiNdodh që edhe sot, pas një viti, këta studentë nuk janë të pajisur me diplomë (nuk kanë marrë ende kartonin), sepse nga fakulteti i tyre pretendohet se nuk kanë shlyer detyrimin e fundit monetar, shumën prej 60 000 lekësh. Sipas administratës, masteri shkencor kushton 120 000 lekë, ndërkohë që studentët kanë paguar vetëm gjysmën e shumës.

Një prej studenteve në një prononcim për gazetën Shëndet+ thotë se pretendimi i administratës së fakultetit nuk është i vërtetë. Sipas saj, vitin e kaluar, dr.Bajram Hysa, kandidat në atë kohë për zgjedhjet për dekan, u ka kërkuar studentëve që të votojnë për të dhe si “shpërblim”, u ka premtuar përgjysmimin e shumës që duhet të paguanin për ciklin e dytë të studimeve master.

“Kështu që ne votuam pedagogun tonë për premtimin që na dha. Për fat zgjedhjet i fitoi dr.Hysa dhe ne nga 120 000 lekë që duhej të paguanim, paguam vetëm 60 000, sipas premtimit. Morëm edhe vërtetimin e lëshuar si formë dokumenti që dëshmon se kemi përfunduar studimet master shkencor, dega Shëndet Publik.

“Gjithë kësaj kohe na kanë zvarritur me pretekstin që s’kanë kartonë për diplomën, ndërsa që nga nëntori i këtij viti deklaruan se duhet të paguajmë edhe 60 000 lekë të tjera. Tani u kujtuan për një gjë të tillë? Ku ishin gjatë një viti e gjysmë? Ne duam të na pajisin me diplomat që na takojnë sipas ligjit dhe vetë dekani le të mbajë përgjegjësi për këtë”, u shpreh studentja, pjesë e studentëve të mbledhur në fakultet për të kërkuar të drejtën që iu premtua një vit më parë.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital