Studentët në protestë kundër djegies së mbeturinave

Me sloganin “Jeta mbi të gjitha”, studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit protestuan mesditën e së premtes kundër ndotjes që shkakton vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano dhe cenimit të së drejtës për të jetuar.

Studentet këtë të premte kanë lënë orët e mësimit dhe kanë dalë në protestë duke kërkuar zhvendosjen e vendgrumbullimit të mbetjeve larg zonës së universitetit.

Në letren e tyre dërguar pushtetit vendor dhe mediave, ata sqarojnë se menaxhimi i mbetjeve në këtë vendgrumbullim kryhet prej vitesh në shkelje të ligjit, ndërsa duhej të ishte mbyllur në vitin 2015 për të nisur rehabilitimin e zonës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Studentët i kërkojnë Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Mjedisit dhe qeverisë që të ndërhyjnë për të marrë masa të menjëhershme për të mos hedhur me plehra në këtë zonë, për të kontrolluar mos djegien e plehrave që janë aty e për të nisur gjithashtu edhe largimin e mbetjeve nga vendgrumbullimi për të shkuar deri në fund tek rehabilitimi i zonës, që është kthyer në një vatër sëmundje e kërcënimi serioz të jetës për 20 mijë studentë dhe mijëra banorë.

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën