Studentja e mjekësisë viktimë e tërmetit

Emergjencat Civile kanë konfirmuar gjashtë persona të vdekur deri tani nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin në orën 03:39 të së martës.

Kristi, studente vitit të tretë të mjekësisë, është konfirmuar si viktima e parë në pallatin disa katësh që u rrëzua në zonën e Kryqit të Kuq në Durrës. Ndërkohë, një person në Kurbin është rrëzuar nga ballkoni gjatë lëkundjeve të tokës. Një grua ka ndërruar gjithashtu jetë nga shembja e një pallati në Thumanë.

Nē të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore janë në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është pezulluar mësimi për ditën e sotme në Tiranë dhe Durrës.

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik