Studim: 1 në 3 burra obezë nuk e arrijnë moshën 70-vjeçare

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Shtimi në peshë shkurton jetën dhe obeziteti rrit shanset për vdekje të hershme. Ky është përfundimi në të cilin është arritur pas një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit. Shkencëtarët analizuan të dhëna të marra nga 189 studime që përfshinin studimin e indeksit të masës trupore dhe shkallës së vdekjes së 14 milionë njerëzve për 14 vite.obez

Pasi analizuan shifrat, hulumtuesit shkencorë panë se vetëm 19% e burrave me indeks normal të peshës kishin vdekur para moshës 70-vjeçare, ndërsa 66% e tyre obezë kishin vdekur para se të kapnin të 70-at.

1 në 3 burra të përfshirë në këtë kategori nuk arritën të jetonin deri në ditëlindjen e tyre të 70-të.

Duhet theksuar se personat që humbën jetën para kësaj moshe nuk e kishin shumë të theksuar obezitetin, çka e bën edhe më alarmante situatën.

Siç do ta shihni edhe më poshtë, sa më shumë peshë të fitoni, aq më shumë rritet rreziku për vdekje të parakohshme.

Indeksi i masës trupore (BMI) dhe rreziku për vdekje të hershme

BMI % e burrave që humbën

jetën para moshës 70 vjeç

22.5-25 19%
27.5-30 24%
30-35 30%
35-40 43%
40-60 60%

Rreziku është më i lartë te personat me BMI më të lartë për shkak të yndyrës së tepërt dhe mungesës së muskujve thotë Jim White, zëdhënës I Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietave.

Kur një person fillon të shtojë në peshë, dhjami futet në çdo pjesë të trupit, si në bark, në pankreas, mëlçi dhe veshka. Dhjami në zonën e barkut është shumë i dëmshëm pasi ai ndërhyn në mënyrën se si trupi tret ushqimet e tjera që hani apo pini. Kjo mund të çojë në shfaqje të diabetit, të tensionit të lartë, në rritje të nivelit të kolesterolit, rritje të triglicerideve etj.

Nëse keni një nga simptomat e sipërpërmendura, duhet të tregoheni më të kujdesshëm pasi sinjalizojnë për sëmundje më të rënda, që shkaktojnë vdekje të parakohshme, si diabeti apo problemet e zemrës.

Për të parandaluar këto sëmundje, duhet të ndiqni një dietë sa më të shëndetshme.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj