Sipas një studimi të ri, pirja e një gote të madhe uji para vaktit mund të ndihmojë njerëzit e dhjamosur të humbasin peshë. Hulumtuesit nga Universiteti i Birmingamit, monitoruan ecurinë e 84 njerëzve mbipeshë gjatë një periudhe 12 javore. Këtyre njerëzve iu dhanë këshilla se si ta përshtasnin jetesën e tyre me ushqim të mirë dhe aktivitet fizik. Gjatë këtj studimi, këtyre personave iu dhanë rreth 500 ml ujë para çdo vakti dhe vetëm në 3 javët e para ata kishin humbur rreth 4.3 kg. ndërsa ata që kishin pirë vetëm një herë në ditë 500 ml ujë para një vakti kryesor, kishin humbur rreth 1 kg për 3 javë.
Kur pirja e ujit në mënyrë të rregullt, kombinohet me aktivitet fizik dhe një dietë të shëndetshme, kjo do t’i ndihmonte personat mbipeshë të humbisnin edhe më shumë peshë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


