Studim: cilat janë rreziqet e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë

Një studim i ri ka publikuar se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore ndikon në rritjen e rrezikut për sëmundjet e zemrës, diabetit, kancerit dhe vdekjes së hershme, madje edhe tek njerëzit që bëjnë stërvitje të rregullt. Të bëni 30 minuta ose një orë ushtrime çdo ditë, nuk është e mjaftueshme për t’ju ndihmuar në qoftë se rrini ulur për 23 orë të tjera.

qendrimi ulurStudimi, i publikuar në faqen zyrtare të Mjekësisë së Brendshme, gjeti se rreziqet shëndetësore janë më të mëdha për njerëzit që ulen 8 ose 9 orë në ditë, dhe rreziqet ishin më të mëdha për njerëzit të cilët nuk ushtroheshin rregullisht.

Hulumtimet  gjithashtu tregojnë se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 14%, kancerit me 13%, dhe diabetin me 91%.

Ata që rrinin ulur për periudha të gjata dhe pa u ushtruar rregullisht kishin rrezik 40 për qind më të lartë të vdekjes së hershme. Me ushtrimin e rregullt, rreziku ishte më i vogël, por ende rreth 10%./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?