Studim: Ja 3 mënyra për të ulur kolesterolin e lartë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kolesterolShumë njerëz mund të ulin nivelet e kolesterolit thjesht duke ndryshuar mënyrën e ushqyerjes. Për shembull, nëse, konsumoni perime, fruta, dhe hani më pak mish, mund të ulni kolesterolin e përgjithshëm me 25% ose më shumë. Ja tre hapat që duhet të ndiqni nëse po tentoni të ulni kolesterolin.

Shumica e yndyrnave vegjetale (vajra) janë të përbërë nga yndyrna të pangopura, të cilat janë të shëndetshme për zemrën. Ushqimet që përmbajnë yndyrna të shëndetshme përfshijnë peshk me vaj, arra, fara dhe disa perime. Në të njëjtën kohë, kufizoni konsumimin e ushqimeve të larta në yndyrna të ngopura, e cila gjendet në produktet e mishit dhe qumështit.

Hani më shumë fibra të tretshme, të tilla si ato që gjenden në bollgur dhe fruta. Ky lloj i fibrave mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak, si pjesë e një dietë të shëndetshme.

Gjeni një dietë që bën për ju: kur një mik apo i afërm ju tregon se si niveli i tij i kolesterolit mund të ketë rënë pas një diete të veçantë, ju mund të josheni dhe të doni ta provoni. Nëse e bëni këtë, dhe pas disa muajsh të zbuloni se ju nuk keni marrë të njëjtat përfitime, do të zhgënjeheni. Nuk ka një dietë strikte për kontrollin e kolesterolit. Mund t’ju duhet të provoni disa metoda për të gjetur atë të përshtatshmen për ju.

Burimi: http://www.health.harvard.edu//https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?