Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
A bëni pjesë tek personat që konsumojnë 3 tasa me drithëra në ditë, (sasia e rekomanduar nga udhëzimet e dietologëve të SHBA-së)? “Shumica e njerëzve konsumojnë minimalisht 1 tas drithërash në ditë”, thotë Dr. Qi Sun, asistent profesor në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard.
Por rritja e konsumimit të drithërave, të tilla si grurë apo tërshërë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes të hershme, sipas studimit të publikuar nga nga Dr. Sun dhe kolegët e tij, i publikuar në 13 qershor 2016. Ata grumbulluan informacion nga pothuajse 800.000 burra dhe gra dhe gjetën se në krahasim me njerëzit që nuk hanë shumë drithëra, ata që hanin tre tasa me drithëra në ditë (rreth 48 gramë) kishin 20% rrezik më të ulët të vdekjes, si dhe rrezik 25% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, apo rrezik 14% më të ulët të vdekjes nga kanceri gjatë periudhës së studimit.
Sigurisht drithërat nuk mund të parandalojnë vdekjen si me magji, por ato janë të rëndësishme për shëndetin. Drithërat përmbajnë fibra, magnez, vitamina dhe fitokimikate dhe mund t’ju ndihmojë të ulni rrezikun e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe mundësinë për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë”, thotë dr. Sun.
Përpiquni t’i konsumoni sa më shumë, qoftë edhe kur hani një sanduiç, buka e thekrit apo integrale mund të jetë ndihmë e madhe.
Shenim: Produktet mund t’i gjeni tek dyqani Alegria Snacks
Burimi: health.harvard.edu / shendeti.com.al


