Studim: Ja dieta mesdhetare që ul rrezikun e kancerit të gjirit me 68%

diete mesdhetareSipas një studimi të bërë kohëve të fundit, kalimi në një dietë mesdhetare mund t’i ndihmojë femrat të parandalojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

Studimi i bërë në Universitetin e Navarras në Pamplona, Spanjë sugjeron se kalimi në një dietë të pasur me gjethe jeshile, fruta, perime dhe vaj ulliri ekstra të virgjër mund të reduktojë në 68% mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Dr Miguel Martínez-González, pas studimit të bërë me më shumë se 4200 gra që kishin mbajtur një dietë mesdhetare të ulët në yndyrë dhe zëvëndësimin e saj me vaj ulliri ekstra të virgjër kishte konstatuar se kjo dietë funksionon në parandalimin e zhvillimit të kancerit të gjirit. Duket se vaji i ullirit ekstra i virgjër është një ilaç natyral në parandalimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Për mbipeshën mund të lexoni edhe:

https://shendeti.com.al/dr-lluka-heqimi-mbipesha-shkaqet-dhe-si-mund-te-trajtohet/

https://shendeti.com.al/te-dobesohesh-shendetshem-mirela-dieta-qe-me-dyfishoi-peshen/

https://shendeti.com.al/sallate-dietike-recete-nga-stela-resort/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca