Studim: Ja pse nuk duhet të hani asnjëherë banane në mëngjes

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Nëse të duhet ta hash vaktin e mëngjesit me nxitim, një banane duket si një opsion perfekt. Është e shëndetshme, e pasur me vlera ushqyese dhe na siguron energjinë e duhur.banane

Por, sipas një dietologu, ky frut në ngjyrë të verdhë për çudi është një nga ushqimet që nuk duhet të konsumohet asnjëherë në mëngjes. Edhe pse janë të pasur me kalium, fibër dhe magnez, bananet nuk janë një opsion i mirë për vaktin e parë të ditës.

Arsyeja? Ato përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni të uritur.

Sipas dr. Daryl Gioffre, nëse nuk e shoqërojmë bananen me yndyra të shëndetshme, shumë përfitime të bananes do të humbasin, ndërkohë që do të rritet niveli i sheqerit dhe acidit në gjatë. Ato nuk janë gjithashtu të mira për të mbajtur sistemin digjestiv të shëndetshëm.

“Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kështu bllokohet sistemi digjestiv”, shpjegon dr. Gioffre.

Sipas tij, është mirë që banania të shoqërohet me yndyra të shëndetshme, si gjalpë kikiriku, kos natyral ose qull, disa erëza, si kanellë etj.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj