Studim: Kafja e mëngjesit na mbron nga tumori dhe përmirëson kujtesën

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka 

Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar për përfitimet e shumta të kafes. Një studim i fundit ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin dhe parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.kafe

Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista “Scientific Reports”, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë.

Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru. Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 100 mijë njerëzve nga Qendra Japoneze e Shëndetit publik, përgjatë viteve 1990-2012. Hulumtuesit shkencorë nxorën të dhëna në lidhje me konsumimin e kafes dhe çajit jeshil, dhe i krahasuan ato me simptomat e zhvillimit të tumorit në tru. Midis çajit jeshil dhe tumorit në tru nuk u vu re asnjë lidhje. Ndërsa kafja kishte ul rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru tek popullsia japoneze.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare