Studim / Konsumoni më shumë yndyra për të luftuar obezitetin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Dikur mendohej se të gjitha kaloritë ishin të njëjta, ndërsa me shpikjen e dietave dolën edhe teoritë se karbohidratet ishin “demonë” për trupin e njeriut. Me kalimin e viteve, këto teori i bënë njerëzit edhe më konfuzë.diete e pasur me proteina

Për të ndarë faktet rreth ushqimit nga informacionet e gabuara, flet eksperti i ushqimit dr. David Ludvig, i cili sjell dëshmi të cilat tregojnë se trupat tanë i trajtojnë kaloritë e ndryshme në mënyra të ndryshme. Sipas tij, një nga mënyrat më të mira për të humbur peshë është të konsumoni yndyra.

Studimi i dr. Ludvig për librin e tij “Përherë i uritur?” vëzhgoi 21 të rinj të shëndetshëm me nivel të lartë të BMI-së (niveli i yndyrave bazuar në peshë e gjatësi), e më pas ua uli nivelin e BMI-së me 10%-15%, për t’i ndarë ata në 3 grupe.

Secilit grup iu lejua të merrte të njëjtën sasi kalorish, pavarësisht se grupi i ushqimeve ishte i ndryshëm. Te grupi i parë u përfshinë 20% yndyra dhe 60% karbohidrate; tek i dyti 60% yndyra dhe te grupi i tretë 40% yndyra dhe 40% karbohidrate.

Rezultati? Informacionet nga studimi tregojnë se sasia e madhe e yndyrave dhe pak karbohidrate ishte receta më efektive; 325 kalori të djegura nëse ndiqni këtë plan.

“Shpenzimi i energjisë (djegia e kalorive) u ul në dietën me pak yndyra”, shprehet Dr. Ludvig.

“Në dietën me pak karbohidrate, shpenzimi i energjive në përgjithësi nuk ndryshoi, nuk u ul! Pavarësisht humbjes së peshës, dieta me pak karbohidrate i eliminoi plotësisht efektet negative të humbjes së peshës”.

“Nëse fokusoheni vetëm në kufizimin e kalorive duke konsumuar ushqimet e gabuara, atëherë do të përfundoni në një betejë me mendjen dhe metabolizmin të cilën me shumë mundësi do ta humbisni”,  shton Ludvig.

Burimi: Marie Claire / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?