Studim: Larja e dhëmbëve nuk është e mirë vetëm për gojën, por edhe për trurin

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Larja e dhëmbëve rregullisht nuk është e mirë vetëm për higjienën e gojës, por ndihmon për të mbajtur kujtesën e mprehtë në moshë të vjetër. Një studim i fundit i kryer nga Kolegji Mbretëror në Londër dhe Universiteti i Southampton ka zbuluar se larja e dhëmbëve rregullisht mund të ulë zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit me rritjen e moshës.larja e dhembeve furca

Sipas studiuesve, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve ndikojnë në përkeqësimin e memories.  Sëmundja periodontale, ose sëmundja e mishrave të dhëmbëve, është më e zakonshme tek të moshuarit, dhe mund të përkeqësohet nëse njerëzit nuk arrijnë të mbajnë higjienën e tyre orale.

Në studim u përfshinë 59 persona me sëmundjen e dementias, të cilët u monitoruan për gjashtë muaj. Personat që kishin probleme me mishrat e dhëmbëve në fillim të studimit ishin gjashtë herë më të rrezikuar të kishin probleme me kujtesën, në krahasim me personat e tjerë që kishin dhëmbë të shëndetshëm.

Megjithatë, studiuesit mendojnë se duhet të kryhen më tepër kërkime për të parë nëse ka lidhje mes sëmundjes peridiotionale dhe humbjes së kujtesës, dhe nëse rezulton e saktë, atëherë trajtimi për sëmundjen e dhëmbëve mund të jetë një opsion i mundshëm trajtimi për sëmundjen e alcajmerit.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra