Studim/ Mungesa e gjumit rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Mungesa e gjumit rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, paralajmëron një studim i ri. Sipas hulumtuesve shkencorë nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit, melatonina, një hormon i prodhuar nga truri që na bën të lodhur, pengon zhvillimin e tumoreve.gjume_kancer gjiri

Nëse rrimë për një kohë të gjatë zgjuar, ulet në mënyrë dramatike sasia e melatoninës në trup. Prandaj, personat që punojnë gjatë turnit të tretë ose qëndrojnë zgjuar deri natën vonë, rrezikohen të preken nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Ekipi i shkencëtarëve u drejtua nga Juliana Lopes, hulumtuese shkencore nga Sao Paolo, Brazil. Para se ekipi të testonte teorinë e tij, shkencëtarët i rritën fillimisht tumoret nga qelizat staminale, të njohur si ‘mammospheres’. Ata përdorën përbërës kimikë që çojnë në zhvillimin e tumorit, hormoni natyral estrogjen dhe përbërësi kimik BPA i ngjashëm me estrogjenin, që gjenden në disa llojet plastike të pakove ushqimore.

Trajtimi me metatoninë uli në mënyrë të konsiderueshme madhësinë dhe sasinë e qelizave staminale “mammospheres”, krahasuar me grupin e kontrolluar.

Për më tepër, kur qelizat u stimuluan nga estrogjeni ose përbërësi kimik BPA dhe u trajtuan me metatoninë në të njëjtën kohë, pati një ulje të konsiderueshme të numrit të qelizave staminale “mammospheres”.

Sipas hulumtuesve shkencorë, ky studim siguron një teknikë të re shumë të rëndësishme për të krijuar një pamje të përbërësve kimikë që shkaktojnë kancer si dhe për të gjetur ilaçe të reja për t’i përdorur në klinikë.

Gjëndra pineale e trurit prodhon metatoninë vetëm gjatë natës për të rregulluar ciklet e gjumit. Ajo është e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll ritmin biologjik, për t’u ndjerë të lodhur gjatë natës dhe për t’u zgjuar me energji sapo të dalë drita.

Sasi të vogla të saj gjenden edhe tek ushqime si qershi, banane, disa lloje mishi dhe drithërash.

Gjatë dimrit, kur dita është më e shkurtër, truri prodhon më pak metatoninë që nxit gjumin, duke bërë që disa njerëz të vuajnë nga depresioni dimëror. Me rritjen e moshës gjithashtu ulet sasia e prodhimit të këtij hormoni.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm