Studim: Mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë rrezikon fëmijët nga kjo sëmundje

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka 

nene

Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Harvardit ka treguar se fëmijët e grave që nuk kanë marrë sa duhet vitaminë D gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuar të preken nga skleroza e shumëfishtë kur të rriten. Ky studim konfirmoi se nivelet e ulëta të vitaminës D gjatë shtatzënisë bëjnë që fëmijët të jenë 90% të rrezikuar të preken nga skleroza e shumëfishtë.

Në studimin e publikuar tek revista JAMA Neurology u përfshinë 193 individë, ku 163 prej tyre ishin femra të diagnostifikuar me sklerozë të shumëfishtë.

Ekipi më pas krahasoi mostrat e gjakut dhe doli në përfundimin se fëmijët e grave që kishin pasur mungesë të vitaminës D gjatë shtatzënisë ishin 90% më të rrezikuar të diagnostifikohen me sklerozë të shumëfishtë, në krahasim me fëmijët e tjerë, nënat e të cilëve nuk kanë pasur nivele kaq të ulëta të vitaminës D.

Shkencëtarët i rekomandojnë femrat që t’i kushtojnë më shumë rëndësi nivelit të vitaminës D gjatë shtatzënisë.

Burimi: Global News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?