Studim: Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun për kancer

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

vitamina-d

Njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D rrezikohen më shumë që të preken nga kanceri i fshikëzës, sugjeron një studim i ri. Gjatë verës kjo vitaminë mund të merret shumë lehtë nga rrezet e diellit. Ndërsa në dimër është shumë e vështirë të merren nivelet e duhura, duke qenë se nuk ka diell dhe shumë pak ushqime e përmbajnë atë, si peshku, mishi i kuq, e verdha e vezës etj.

Thuhet se gati 1 në 5 të rritur kanë mungesë të kësaj vitamine, ndërsa 3 në 5 kanë nivele të ulëta.

Hulumtuesit shkencorë britanikë analizuan 7 studime të mëparshme, të cilat janë përqendruar tek kanceri i fshikëzës dhe vitamina D. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine ishin lidhur me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes në pesë nga këto studime.

Gjatë studimit të tyre, ata vëzhguan edhe qelizat që rrethojnë organin, të njohura si qeliza epiteli kalimtare. Ata panë se qelizat mund të aktivizonin dhe t’i përgjigjeshin vitaminës D, e cila më pas stimulonte sistemin imunitar.

kancer-i-fshikezes

Autorja kryesore e studimit, dr. Rosemary Bland, nga Universiteti Warwick, thotë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këtë lidhje.

“Kërkimet tona sugjerojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D në gjak mund të pengojnë qelizat brenda fshikëzës t’u kundërpërgjigjen qelizave jonormale” shton ajo.

Ekspertët rekomandojnë që të merrni 10 mg vitaminë D në ditë. Nënat që ushqejnë foshnjat me gji duhet të marrin suplemente të kësaj vitamine çdo ditë, po ashtu edhe fëmijët për të rritur imunitetin.

Para një muaji, shkencëtarët zbuluan se mungesa e vitaminës D çon në depresion dhe mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të dementias në moshë më të vjetër (lexo këtu).

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani