Studim/ Muzika lehtëson dhimbjet dhe ankthin e pas operacionit tek pacientët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Dëgjimi i muzikës para, gjatë dhe pas operacionit mund të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjet. Kjo të paktën sipas një studimi të kryer nga një grup hulumtuesish shkencorë nga Universiteti “Queen Mary” i Londrës, i cili tregon se pacientët që dëgjojnë muzikë janë më pak të shqetësuar pas operacionit dhe kanë më pak nevojë për ilaçe qetësuese.muzike_operacion

Në një artikull të publikuar tek revista prestigjioze “Lancet, ata thonë se muzika ka rezultuar efektive edhe kur pacientët kanë qenë nën efektin e anestezisë. Shkencëtarët duan që mjekët t’u sugjerojnë pacientëve të marrin pajisje muzikore me vete, pasi do të ndihen më mirë si fizikisht ashtu edhe moralisht.

Sipas autores kryesore të studimit, dr. Catherine Meads, muzika është një opsion i sigurt, i lirë dhe jo-invazivë që mund të jetë në dispozicion për këdo që duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Studimi thotë se është shumë e rëndësishme të merren në konsideratë  edhe rrugë të tjera, përveç medikamenteve, për lehtësimin e dhimbjeve.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj