Studim: Pacientët me kancer duhet të shmangin patjetër çokollatat

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i çokollatave dhe biskotave e përkeqëson edhe më shumë sëmundjen e kancerit.

Një ingredient kyç tek vaji i palmës – që gjendet tek qindra ushqime 0 stimulon një proteinë që quhet CD36 te njerëzit.cokollate

Ekspertët mendojnë se ky ingredient shkakton përhapje të tumoreve në të gjithë trupin, duke vepruar si metastazë.

Ata shpresojnë që ky zbulim t’ju shërbejë në krijimin e trajtimeve të reja për parandalimin e përhapjes së kancerit në organe me vitale.

Hulumtuesit shkencorë spanjollë e gjetën proteinën CD36 në membranën e qelizave tumorale të marra nga pacientët me kancer të avancuar në gojë, lëkurë, vezore, fshikëzën e urinës, mushkëri dhe kancerin e gjirit.

Ata zbuluan se yndyrat e zakonshme gjithashtu stimulojnë proteinën CD36, duke puar kështu në përhapjen e kancerit. Për të konfirmuar këtë lidhje, ata u injektuan mijve kancer të avancuar të gojës nga njerëzit dhe i ushqyen ata një grup me dietë të ulët në yndyra dhe një tjetër me dietë të alrtë në yndyra.

Tek kafshët ku kanceri ishte ekspozuar ndaj proteinës CD36 u zhvillua metastaza.

Studimet e tjera treguan se bllokimi i kësaj proteine me antitrupa parandalonte plotësisht metastazën tek minjtë. Ndërsa tek minjtë ku kanceri kishte filluar të përhapej, progresi i sëmundjes u ndërpre në gjysmë.

Shkencëtarët po punojnë në zhvillimin e antitrupave që mund të vënë në shënjestër proteinën CD36 tek njerëzit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh